“Do u bëj të mallkoni veten”, revolta e Adriatik Lapajt pasi siguroi 1 mandat

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 16:54 | Politikë

“Do u bëj të mallkoni veten”, revolta e Adriatik Lapajt

Me 57.555 vota të fituara në rang kombëtar, përfshirë edhe votat nga 97.742 zarfe të numëruar nga Diaspora, koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet”, rezulton forcë e tretë politike në vend deri më tani.

Këto vota janë konvertuar në vetëm një mandat për koaliconin e drejtuar nga Adriatik Lapaj, falë edhe ligjit elektoral në fuqi.

Për këtë fakt duket se është revoltuar vetë Lapaj, i cili ka shpërthyer ashpër ndaj kritikëve për mandatin e tij të vetëm, përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook.

Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar”, shkruan Lapaj.

Më tej ai nënvizon se ky mandat “do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos