Doli nga ‘rreshti’ gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Tritan Shehut: Do ta pyes!

Nga A2 CNN
12 Shtator 2025, 18:56 | Politikë

Doli nga ‘rreshti’ gjatë votimit për Peleshin, Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi deputeti demokrat Tritan Shehu mori pjesë në votimin për kryeparlamentarin e ri, përkundër vendimit të PD-së për të mos marrë pjesë në proces.

Gjatë një deklarate për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha kërkoi kohë që të fliste me Shehun lidhur me veprimin e tij, shkruan A2 CNN.

Kryedemokrati shtoi gjithashtu se Tritan Shehu mund të mos e ketë marrë mesazhin në grupin e Whatsapp-it të PD-së, ku u kërkohej deputetëve të mos merrnin pjesë në proces.

Berisha foli edhe për vrasjen e aktivistit Charlie Kirk në SHBA, të cilin e qujti si njeri të fjalës së lirë, teksa shtoi se atentati ndaj tij u krye nga të majtët.

“Parlamenti ka të përcaktuara 8 komisione. Pa ndryshuar rregullorja. Rregullorja nuk mund të ndryshojë në mënyrë të njëanshme. Ajo është një atentat, një provokacion i ulët për opozitën.

Ky vendim ka lidhje me veprime kriminale të Ramës. Kërkonin t’i ndalonin opozitës fjalën e saj në Parlamentin Europian. Por përkundrazi, kjo vetëm sa do të bëjë që opozita të flaës më shumë.

Charlie Kirk ishte një polemist i jashtëzakonshëm. Nuk e di se ç’ka bërë Parlamenti Europian për të. Por ai ishte hero i fjalës së lirë. E vranë ata që janë armiq të fjalës së lirë, e vrau e majta.

Për Tritan Shehun, se përse shkoi të votonte, do më jepni kohë ta pyes, sepse ka mundësi të mos e ketë marrë mesazhin në grupin e Whatsapp”, tha mes të tjerash Berisha, përcjell A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos