Nën zhurmën e krijuar nga deputetët e opozitës, të cilët godisnin tavolinat, Niko Peleshi mbajti fjalën si kryetar i Parlamentit menjëherë sapo u zgjodh me 84 vota pro.
Ai kërkoi nga deputetët që të vendoset një standard i ri në Kuvend, duke u zbatuar me përpikëri Kushtetuta dhe Kodi Etik.
“Besimi që më dhatë sot, duke më zgjedhur kryetar të Kuvendit, është një nder dhe përgjegjësi e madhe. Përvoja ime e punës, dijet dhe energjitë e mia do të vihen në shërbim të këtij kuvendi. Jam ftuar nga Rama dhe PS për të kryer këtë detyrë të rëndësishme në një moment historik për Shqipërinë. Ndjehem mirënjohës për ta kthyer këtë në një shtysë në këtë detyrë. Do të bëjë gjithçka mundem për të siguruar fjalën në parlament bazuar në ligj. Do të doja të vendosim një standard të ri të respektimit të Kushtetutës dhe Kodit të Etikës”, tha Peleshi. (A2 Televizion)