Afati për regjistrimin e Diasporës përfundon sot në mesnatë

Nga A2 CNN
4 Mars 2025, 18:37 | Politikë

Afati i regjistrimit të emigrantëve për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka përfunduar. Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rrëzoi propozimin për të shtyrë me 5 ditë procesin.

“Ndryshimi i rregullave të lojës në momentin e fundit nuk i shërben procesit. Diaspora ka pasur mjaftueshëm kohë për të  shprehur vullnetin/të drejtën. Me shtyrjen e afatit thyhet afati prej 63 ditësh”, deklaroi Ilirjana Nano, kryetare e Komisionit Rregullator të KQZ-së.

Dy anëtarë të Komisionit Rregullator, Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj kërkuan në mbledhjen e Komisionit Rregullator, shtyrjen e afatit deri më datë 9 mars të regjistrimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Konkretisht, sipas propozimit të anëtarëve të Komisionit Rregullator u kërkua “një afat shtesë 5-ditor, gjatë të cilit zgjedhësve që iu është refuzuar kërkesa mund të riaplikojnë, duke plotësuar dokumentacionin dhe kërkesat ligjore, si dhe për zgjedhësit e tjerë të mund të regjistrohen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos