Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me Engjëll Agaçin në Facebook.
"U ktheva nga Berlini dhe gjeta këtu një të kthyer tjetër nga arratia", thotë Rama, shkruan A2.
Ndërsa në shkrimin shoqërues të videos lexohet: "Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive". (A2 Televizion)