Jamarbër Malltezi ka kërkuar nga mediat “që të ndjekin procesin, të sjellin kamerat dhe të filmojnë çdo zhvillim të procesit gjyqësor” në lidhje me dosjen “Partizani”.
“Kam paraqitur në kërkesat e mia paraprake prova e fakte, ndër to dhe 30 falsifikime që prokurorët kanë bërë gjatë hetimeve”, deklaroi Malltezi, shkruan A2.
Malltezi i është drejtuar trupës gjykuese me këto fjalë: “Pyetja ime për ju është: A do e pranoni ju një aktakuzë me 30 falsifikime, a do quhet e vlefshme?”. (A2 Televizion)