Reformimi i komisioneve parlamentare, zbardhen emrat e mazhorancës

Nga Fjorela Beleshi dhe Ervin Koçi
15 Shtator 2025, 11:13 | Politikë

Reformimi i komisioneve parlamentare, zbardhen emrat e mazhorancës

Burime për A2 CNN kanë bërë të ditur se Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore i besohet Damian Gjiknuri.

Ky vendimin është marrë sot teksa u mbajt mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, shkruan A2 CNN.

Po ashtu mësohet se Komisioni i Ekonomisë do të drejtohet nga Milva Ekonomi, ndërsa Blendi Klosi do të jetë në krye të atij të bujqësisë. Anila Denaj te Burimet Natyrore, ndërsa Erjona Ismailaj zëdhënëse e grupit. 

1-    Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat – drejton mazhoranca Milva Ekonomi

 

2-    Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – drejton mazhoranca Ulsi Manja

 

3-    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- drejton mazhoranca Bledi Çuçi

 

4-    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – drejton opozita

 

5-    Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – drejtohet nga opozita

 

6-    Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qendrueshëm – Drejtohet nga mazhornca Anila Denaj

 

7-    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Drejton Opozita

 

8-    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rura – drejton mazhoranca Blendi Klosi

 

9-    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Drejton opozita

 

10-   Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Drejton mazhoranca - Igli Hasani

 

11-   Komisioni i ri për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – drejton mazhoranca Fatmir Xhafaj

 

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore - Damian Gjiknuri

 

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrative-Territoriale - Arbian Mazniku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos