“Duhet qëndresë!” Kryetarët e degëve presion Berishës: Të dalim në protesta

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 19:26 | Politikë

Krerët e degëve i kërkojnë protestë Sali Berishës. Edhe vetë Berisha u shpreh në takim me krerët e degëve se Shqipëria ka nevojë për qëndresë dhe protesta paqësore, por ende nuk është caktuar ende një datë për tubim. Kreu i PD kërkoi edhe analizë të brendshme në PD si dhe hapje të partisë për figura të reja.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bie dakord me propozimet e drejtuesve e degëve të PD-së blu se duhet qëndresë dhe protesta.

“Dua të jetë shumë e qartë se, përveç protestës, kryengritjes paqësore, asnjë mjet tjetër nuk do mund të shpëtojë Shqipërinë nga ky pushtim i egër i brendshëm”.

Në mbledhjen me kryetarët e degëve, Berisha kërkoi që vetë shqiptarët të ngrihen në tubime, pasi sipas tij kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar nga ajo që ai e quan diktaturë.

“Pra për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptarë, që e do këtë vend, një thirrje duhet të zgjojë ndërgjegjen e tij:  Të bëjmë që kanë bërë kombet e shtypura kundër diktaturave në të gjitha kohërat, të ngrihemi dhe ka vetëm një rrugë, qëndresa jonë, protesta jonë, asnjë rrugë tjetër, ua them unë ju”.

Propozimet që bënë para kamerave, mësohet se krerët e degëve ia kanë thënë edhe në sy Sali Berishës në mbledhjen me dyer të mbyllura. A2CNN mëson se krerët e degëve kanë propozuar që të ketë protesta, jo vetëm në rrugë por edhe në Kuvend nga deputetët.

E teksa datë për protestë nuk ka, Berisha kërkon analizë të brendshme.

“Në këtë analizë nuk kërkoj dhe nuk synoj në mënyrë absolute të mbulohet as dhe përgjegjësia më e vogël e PD, për situatën në të cilën jemi. Kjo është e domosdoshme. Cilat qenë përpjekjet tona, cilat qenë defektet tona. Çfarë duhet të korrigjojmë, çfarë duhet të bëjmë”.

Bashkë me analizën kreu i Partisë Demokratike kërkon edhe hapje të partisë, për të afruar figura të reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos