‘Territorialja’ nis punën, anëtarët e PD mungojnë, por jo aleatët

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 12:37 | Politikë

‘Territorialja’ nis punën, anëtarët e PD

Komisioni i posaçëm për reformën territoriale ka nisur këtë të martë nga puna me seancën e konstituimit, ku ra në sy mungesa e anëtarëve të Partisë Demokratike.

Mbledhja e parë u drejtua nga bashkëkryetari i PS, Arbian Mazniku. Mazniku në nisje të mbledhjes tha se fokusi i komisionit duhet të jetë tek gjetja e modeleve apo mekanizmave që qytetarët shqiptarë të çdo bashkie të kenë akses në shërbime.

Ne duhet të sigurohemi që qytetarët shqiptarë të kenë aksese në shërbime. Duhet t’u përgjigjemi sfidave që kemi përpara, duhet të sigurojmë që të kemi bashki financiarisht të qëndrueshme”, tha ai.

Edhe pse përfaqësuesit demokratë munguan në komision, nuk ndodhi e njëjta gjë me aleatët e tyre. Të pranishëm në komision, ulur përballë socialistëve ishin Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë dhe Vangjel Dule nga PBDNJ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos