Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, gazetari Mentor Kikia u shpreh se opozita duhet të heqë dorë nga lufta guerile gjatë këtyre viteve dhe të përgatitet për të qenë një alternativë qeverisëse.
Në Terminal me Aurora Sulçen, Kikia u shpreh se partia më e madhe opozitare duhet të hapet dhe të fitojë besimin e qytetarëve.
“PD duhet të ketë një qasje të qartë si alternativë qeverisëse. Duhet të kënaqë ambicien e qytetarëve, përveç grupi të zjarrit, që thyen karrige dhe janë besnikë ndaj Berishës. PD duhet të fitojë besimin e qytetarëve. Duhet të shikojmë kabinetin e ri qeveritar që duhet të jetë me integritet. Dhe duhet të kënaqë pritshmëritë e BE. Brukseli nuk ka thënë që do ecim vetëm me Ramën, por PD duhet të thotë që kapitujt e fundit mund të hapen me ne. Duhet një qasje e re dhe heqja dorë nga lufta guerile. U provua dhe tregoi se nuk ka rezultat”, tha Kikia në A2 CNN. (A2 Televizion)