E presin me “Rama ik” në Fushë Krujë, Rama: O hudhër! E plase syrin e keq, vdeksha unë për ty

Nga A2 CNN
7 Maj 2025, 11:41 | Politikë

E presin me “Rama ik” në Fushë Krujë, Rama: O

Në Fushë Krujë, kryeministrin Edi Rama një qytetar e ka pritur me thirrjet “Rama ik”, gjatë takimit përmbyllës elektoral.

Shefi i qeverisë e ndali fjalën e tij për t’iu përgjigj qytetarit, duke e quajtur atë “hudhër” që po “plas syrin e keq”.

Sipas Ramës, opozita dhe mbështetësit e saj “do ta shohin rezultatin më 11 maj”.

“Zogu pse bërtet mo? Ja..., ah vdeksha unë për ty! Hë, po e pritsha, eh të keqen o hudhër! E pritsha! Ja, plasi syri i keq, a vdeksha unë! E kur e tha, pikërisht sapo përmenda unë bufin, tha ‘Rama ik’! Po e pritsha këtë, ah vdeksha unë për ty! Ju s’e patë, por kishte edhe flokët e lagur kur kaloi aty dhe thirri “Rama ik!”, u shpreh kreu i mazhorancës, i cili pak më parë kishte deklaruar se Sali Berisha me qeverinë e tij e kishte lënë vendin në “gropë ekonomike e borxhe”, tha Rama më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos