"Kur e thotë strategu i fushatës së Donald Trump", Harxhi: LaCivita paralele me 5 nëntorit 2024 në SHBA

Nga A2 CNN
6 Maj 2025, 22:12 | Politikë

"Kur e thotë strategu i fushatës së Donald Trump",

Kandidatja e Partisë Demokratike, Edith Harxhi komentoi në Debat intervistën e fundit të strategut amerikan që po drejton fushatën e opozitës, Chris LaCivita të dhënë për WSJ.

Sipas Harxhit, LaCivita ka paralajmëruar se në Shqipëri do të ndodhë ajo që ndodhi në SHBA më 5 nëntor 2024, ku Donald Trump fitoi presidencën.

“LaCivita ishte i qartë në intervistë. Mesazhi ishte i qartë. Ky është një artikulim që ne e kemi bërë prej kohësh. Është e njëjta gjë që po ndodh në Shqipëri. Është ndryshe kur e thotë strategu i Trump. LaCivita ka dashur të tregojë që është e njëjta strukturë që ve në shënjestër liderët e djathtë kundër establishmentit”, tha Harxhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos