Edi Rama prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar, nuk ndryshojnë Financat

Nga A2 CNN
11 Shtator 2025, 12:57 | Politikë

Edi Rama prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar, nuk ndryshojnë

Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste, po prezanton emrat e qeverisë së re, në mandatin e katërt radhazi.

Belinda Balluku është rikonfirmuar në pozicionet që ka.

Ndërkohë që në krye të Ministrisë së Brendshme, për herë të parë emërohet një grua, shkruan A2.

Ministria e Financave ndërkohë do të vazhdojë të drejtohet nga Petrit Malaj.

"Mirela Kumbaro do ta lërë stafetën e turizmit pas një pune të palodhur, ndërkohë që turizmi ndodhet në udhëkryq mes ngjitjes dhe rënies në vendnumëro të turizmit masiv me konsum të ulët dhe me ndotje të lartë. Kultura duhet të ecë më shpejt, me teatrin më të bukur kombëtar në rajon, Shqipëria duhet të formësohet si oaz tërheqës për jetën kulturore. Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit do i bashkohet edhe sporti", tha Rama, që ia besoi këtë ministri Blendi Gonxhes.

Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)

Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëson Ervin Hoxhën)

Elisa Spiropali - Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)

Petrit Malaj - Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)

Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)

Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)

Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)

Evis Sala - Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (Vjen nga Italia) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos