Edi Rama shkon në Vlorë me helikopter

Nga Edi Ruçi
16 Korrik 2025, 13:31 | Politikë

Direkt pas vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri Edi Rama ka mbërritur me helikopter në Vlorë.

Helikopteri është ulur tek ish-fushat e aviacionit dhe më pas është shoqëruar me eskortë drejt vilave qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë, shkruan A2.

Mësohet se kryeministri Rama do të ketë disa takime pune tek vilat qeveritare, takime këto të cilat do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Mësohet se shefi i qeverisë do të qëndrojë deri pasdite në Vlorë dhe më pas do të largohet. Ndërkohë sipas të njëjtave informacione të premten pritet të jetë sërish në bashkinë e Vlorës sipas agjendës momentale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos