Ish-kreu i Partisë Demokratike në Vlorë, Atird Hoxha ishte i ftuar në A2 CNN ku foli në lidhje me operacionin më të fundit të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Sipas Hoxhës, ndërtimet pa leje u lanë të lirë dhe nga vetë kryetarët e bashkive me qëllimin e vetëm për të deformuar votën.
“Sa i përket kontrollit është i nevojshëm, por nuk mund të rri pa theksuar se premtimi i Ramës ishte ngritja e inspektoratit që do merrte territorin në kontroll dhe nuk do lejonte ndërtime pa leje. Jemi në një situatë kaotike që nuk vjen rastësisht. Kanë qenë direktiva që kryetarët e bashkive kanë lënë dorë të lirë, qytetarëve për të ndërtuar.
Për deformimin e votës janë dhënë dhe leje ndërtimi. Zhvillimi është i madh dhe kërkesa për ndërtim është më i madh. Në ato zona ku interesi është shumë i lartë për të ndërtuar autoriteti është Agjencia për Zhvillimin e Territorit, e cila nuk respekton asnjë nga kriteret”, tha mes të tjerash Hoxha. (A2 Televizion)