Gjatë vizitës së tij në Shkup, në kuadër të takimit rajonal të liderëve të BE me ata të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama ka ndaluar për disa orë dhe në lagjen e shqiptarëve në këtë qytet.
Në Çarshinë e Vjetër, kryeministri shqiptar është përshëndetur me qindra qytetarë që kishin dalë për ta pritur.
Rama shoqërohej në këtë vizitë nga ish-ministri, Bujar Osmani si dhe ambasadori Denion Mejdani dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. (A2 Televizion)