Rinumërimi për Fierin, Braho: Jo gabime njerëzore, por favorizim kandidatësh

Nga A2 CNN
1 Korrik 2025, 16:54 | Politikë

Rinumërimi për Fierin, Braho: Jo gabime njerëzore, por favorizim

Ndryshe nga Tirana, procesi i rinumërimit për qarkun Fier nxjerr në dukje një tjetër specifike.

Sipas anëtarit të KAS, Ledio Braho të dhënat gjatë këtyre dy ditëve tregojnë se nuk jemi në kushtet e gabimeve njerëzore, përkundrazi shfaqen dukshëm përpjekjet e grupeve te numërimit për të favorizuar kandidatë të caktuar.

“Si ritëm për rinumërimi Fieri ka ecur më shpejt. Ajo që vihet re është se ka lëvizje të mëdha mes kandidatëve. Lëvizjet brenda partive janë më të mëdha me shifra mbi 700. Kjo është problematika dhe do të bëhet një analizë. Nuk jemi në kushtet e gabimeve njerëzor, por të një veprimtarie të qëllimshme të grupeve të numërimit për të favorizuar një kandidat. Ka pasur një lloj orientimi, duhet parë më tejë, duhet parë kush kanë qenë grupet e numërimit për të vijuar me hapin e radhës”, tha mes të tjerash Braho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos