Ndërpritet seanca, debati PS-PD për raportimin e krerëve të drejtësisë, Balla kërcënon se do kalohet në votim

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 12:09 | Politikë

Ndërpritet seanca, debati PS-PD për raportimin e krerëve të

Nuk ka dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend në lidhje me raportimet e krerëve të drejtësisë, Altin Dumani dhe Olsian Çela.

Mazhoranca nuk pranon që drejtuesit e drejtësisë të pyeten nga deputetët e opozitës, për të cilët thotë se pyetjet e tyre i kanë dërguar më herët me shkrim, teksa këta të fundit duan që t’i lexojnë paqartësitë e tyre.

Pas një debati procedurial që zgjati për më shumë se 1 orë e 30, kreu i grupit të PS kërkoi një pushim disaminutësh për mundësinë e arritjes së dakordësisë për këtë çështje, në të kundërt njësoj si në seancat e tjera do të kalohet në votim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos