Elvis Roshi në fushatë për kushëririn kandidat të PD-së, reagon Këlliçi: Lufta e klasave ka mbaruar në 1990-n

Nga A2 CNN
6 Prill 2025, 21:59 | Politikë

Ish-kryebashkiaku i socialistëve në Kavajë, Elvis Roshi, ka dalë për të mbledhur vota për Partinë Demokratike dhe konkretisht për Elton Roshin që është kushëriri i tij dhe garon në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.

Për këtë u pyet edhe Belind Këlliçi në emisionin "Off the Record" me Andrea Danglli në A2 CNN, duke u shprehur se lufta e klasave është mbyllur që në vitin 1990.

“Unë nuk e di fare që Elvis Roshi ka dalë në fushatë elektorale, por di t’iu them se koha e Partisë së Punës, të luftës së klasave dhe e goditjeve familjare e farefisnore ka mbaruar në vitin 90 me rrëzimin e diktaurës. Unë nuk e di kë keni ju kushëri, por ju nuk mund të mbani përgjegjësi për të gjithë kushërinjtë tuaj. Unë e di që lufta e klasave është mbyllur në vitin 1990.

Nëse shkoni me mentalitetin komunist, që është përdorur edhe ndaj meje, duke më anatemuar si dhëndër socialist e të tjera. Unë ja tregova Veliaj se kush jam, do t’ja tregoj edhe Ramës”, tha Këlliçi në emisionin "Off the Record" me Andrea Danglli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos