Topalli dhe Noka denoncojnë "patronazhistin" me votën e diasporës

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 21:29 | Politikë

Topalli dhe Noka denoncojnë "patronazhistin" me votën e

Drejtuesja e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së Flamur Noka kanë denoncuar sërish sot në rrjetet e tyre sociale votën e diasporës. Duke iu referuar statuseve në Facebook të Sinan Patozit, të cilin e quajnë patronazhist, ata ironizojnë se “patronazhisti i dalluar Sinan Patozi, po mburret duke treguar arkat me fletët e votimit nga diaspora”. Sipas Nokës “binjakëzimi me Korenë e Veriut tani është më afër”, duke publikuar edhe foto nga deklaratat e Sinan Patozit në Facebook.

“Republikë bananesh pa banane. Ata që thonë se votoi diaspora i përshëndet patronazhisti i dalluar Sinan Patozi, i cili po mburret duke treguar arkat me fletët e votimit nga diaspora. Dialogu me shokun në komente është kulmi i sinqeritetit. Binjakëzimi me Korenë e Veriut tani më afër”, thotë Noka, shkruan A2 CNN.

Po kështu edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli ka publikuar një foto nga Facebooku i tij ku flet për votat e diasporës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos