Rikthehet Kuvendi me deputetët e “vjetër”, debati për 11 majin pritet të sjellë përplasje

Nga A2 CNN
29 Maj 2025, 07:11 | Politikë

Rikthehet Kuvendi me deputetët e “vjetër”, debati për

Deputetët “e vjetër” do të rikthehen ditën e sotme në Parlament, për të vijuar punën e ndërprerë për shkak të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kuvendi do të vijojë veprimtarinë edhe për pesë javë të tjera për të mbyllur punët e lëna pas, para se të shpërndahet në fillim të korrikut duke ulur edhe siparin e kësaj legjislature.

Krahas projektligjeve të mbartura apo akteve normative, pjesë të shqyrtimit janë edhe raportet vjetore të institucioneve të pavarura, që do të sjellë një ballafaqim mes deputetëve dhe kreut të SPAK Altin Dumanit.

Puna kryesore është shqyrtimi i raporteve vjetore të institucioneve të pavarura, e cila duhet të kishte filluar që në muajin prill, por fushata për parlamentaret e 11 majit, e la pas dore këtë detyrë.

Tanimë, deputetët do të duhet të shqyrtojnë raportimet vjetore të institucioneve të pavarura, dhe të miratojë rezolutat përkatëse. Një prej tyre është edhe SPAK, drejtuesi i të cilës është vënë veçanërisht nën akuza të opozitës, sa i përket zgjedhjeve të fundit, raporton A2 CNN.

Seanca e sotme pritet të ketë dhe debate, ku opozita ka thirrur të zgjedhurit e saj që të mos mungojnë në këtë seancë, ku pritet të kundërshtohet dhe rezultati i zgjedhjeve, teksa dhe mazhoranca ka kërkuar pjesëmarrje maksimale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos