Socialisti Etjen Xhafaj insistoi në A2 CNN me gazetarin Andrea Danglli, se kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është i pafajshëm përballë akuzave të ngritura ndaj tij.
I ftuar në “Off the Record”, deputeti Xhafaj komentoi dhe detajet e dosjes për kryebashkiakun, duke hedhur dhe dyshime për motivet e vërteta se përse u publikua dosja e Erion Veliajt në media.
“Unë nuk merrem me shumat e grave të politikanëve për veshje. Zonja ka pasur një agjenci për promovime, videoklipe dhe nuk merrem me shpenzimet e këtij lloji. Nuk merrem me biletat e 2004, kur Erioni nuk ishte zyrtar. Unë nuk po them që drejtësia e re mos e gjykojë, por ta bëjë në gjendje të lirë, duke i marrë pasaportën, njësoj si kreu i opozitës.
Ish-presidenti për mua duhet të gjykohet në gjendje të lirë. Nuk kemi asnjë faqe nga dosja e këtyre dy personave dhe të gjithë dosjen për Erion Veliajn. Dimë vetëm çështjet, por jo detajet. Për Veliajn dimë dosjen me 366 faqe”, tha Xhafaj. (A2 Televizion)