Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të Bashkisë së Vlorës

Nga Edi Ruçi
8 Korrik 2025, 19:42 | Politikë

Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të Bashkisë së

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm duke firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të bashkisë.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura këtë të martë në ambientet e bashkisë, ku Dredha ka firmosur një për një dorëheqjet e 25 drejtorëve dhe përgjegjësve të institucioneve vartëse lokale, shkruan A2.

Ky vendim vjen në kuadër të reformave që po ndërmerren për ristrukturimin dhe eficiencën e administratës vendore, si dhe për t’iu përgjigjur thirrjes së fundit të kryeministrit për përgjegjësi të reja në nivelet drejtuese.

Bëhet e ditur se largimi i këtyre drejtuesve është përfundimtar duke i paraprirë një procesi riorganizimi dhe rivlerësimi.

Ndërkohë, pritet që në ditët në vijim të zyrtarizohen edhe emrat e rinj që do të marrin drejtimin e sektorëve kyç në Bashkinë e Vlorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos