Salianji pas daljes nga burgu në selinë e PD: Burgosja ime politike për shkak të prekjes së një prej karteleve të drogës

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 18:02 | Politikë

Salianji pas daljes nga burgu në selinë e PD: Burgosja ime politike

Burgosja ime politike u bë për shkak të prekjes së një prej karteleve të drogës. Kështu u shpreh Ervin Salianji në një konferencë për gazetarët nga salla e selisë blu, ku siç tha ai denoncoi përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në mbrojtje të interesit publik. Pas daljes nga burgu i Fierit ku qëndroi për gati 10 muaj, Salianji hyri në selinë e PD-së duke takuar dhe  falënderuar gazetarët që i dhanë zë nga burgu. Sipas tij dënimi i tij nuk solli përfitmi  për Shqipërinë por vetëm regres.

“Ju falënderoj për vëmendjen dhe mesazhe nëpërmjet jush kam komunikuar me publikun prej 10 muajsh. u Riktheva në të njëjtën sallë ku bëra denoncimin e famshëm për përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm. Nga këtu nisi konferenca në mbrojtje të interesit publik dhe ritkthehem pas 10 muajsh ku nga kjo seli u nisa për t’u vetëdorëzuar. Sot ja ku jemi përsëri fatkeqësisht me të njëjta sëmundje që ka Shqipëria, e cila dhe me dënimin tim nuk pati benefit por regres në demokraci. Pas më shumw 30 vitesh Shqipëria dënon për agjitacion e propagandë. Burgosja ime politike u bë për shkak të prekjes së një prej karteleve më të rrezikshëm të drogës të lidhura me pushtetin”.

Salianji theksoi se burgosja e tij ishte edhe një mesazh për kundërshtarët e qeverisë.

“Siç po ndodh pushteti i kryeministrit Rama dhe që buron kryesisht nga këto lidhje dhe dënimi politik ishte për të dhënë mesazh ndaj kolegëve të tjerë dhe kushdo që është kundër qeverisë mund ta pësojë edhe pa bërë asgjë. Kam dalë nga burgu pasi kam kryer dënimin politik si çdo qytetar në këtë Republikë”.

Ish-deputeti thekson se rasti i tij është i pari në këto 34 vite që dënohet për kallëzim të rremë në një kohë që sipas tij nuk ka bërë kallëzim, por denoncim publik dhe se burgosja e tij u bë para zgjedhjeve për ta izoluar politikisht.

“Është i pari rast në 34 vite që një individ dënohet për këtë vepër penale për kallëzim të rremë kur nuk është bërë kallëzim por denoncim publik. Nuk kam pasur asnjë akuzë për korrupsione vjedhje por vendimi i gjykatës e ka të shkruar që unë kam pasur qëllim të rrëzoj qeverinë dhe ia kam dalë të mund përfaqësuesit e Ramës në zonë duhet të izolohesha para zgjedhjeve. Jemi në një situatë ku vullneti personal i një individ vendos mbi çdo normë e institucion e nen të kushtetutës. Pasoja që solli denoncimi im duhet thënë që një i dënuar për trafik droge u dorëzua në institucionet e vuajtjes së dënimit në Itali. Kjo është një pasojë pozitive për shoqërinë, por ka zbuluar qeverinë e ka zhveshur duke faktuar para qytetarëve jo vetëm lidhjet e saj me kartelet, por mbrojtjen  politike që u jep”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos