“Zgjedhjet e 11 majit, farsë”, Salianji: PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë Ramën

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 18:20 | Politikë

“Zgjedhjet e 11 majit, farsë”, Salianji: PD duhet të

Edhe ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, sikurse kryedemokrati Sali Berisha i cilëson zgjedhjet e 11 majit një farsë. Në konferencën për shtyp me gazetarët, pas daljes nga burgu, ai u shpreh se PD duhet të fokusohet te gjetja e zgjidhjes për të larguar Ramën nga pushteti.

“Nuk është sekret dhe e paditur, PD duhet të ishte më e vendosur për të denoncuar parregullsitë. Nuk ka sekret që në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Nuk është sekret që PD duhej të gjejë zgjidhje të largojë regjimin. Të thuash farsë është pak. Në çdo zgjedhje që jemi përballur nga zgjedhjet e pjesshme në Korçë dderi në të fundit, përballemi me një situatë të njëjtë. Nuk duhet të presim që të reflektojë Edi Rama. PD, drejtuesit dhe simpatizantët që sakrifikojnë përditë për të mbajtur PD dhe shqiptarët presin ndryshim. Duhet të gjejmë zgjidhje me cilën formë do të largojmë Ramën dhe qeverinë e korruptuar. Do të jemi këtu për të komunikuar. Unë do të jap mendimin tim se si. Faza e parë që PD ka bërë mirë që të mos e zhvendosë vëmendjen, është denoncimi i gjithçkaje për mospasjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është koha të gjejmë zgjidhje".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos