Pas Vlorës dhe Fierit, kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe në Durrës dorëheqjen e të gjithë drejtorëve në bashki dhe drejtuesve rajonalë.
Burime nga takimi konfirmojnë për A2 CNN se pasi të kryhen dorëheqjet do të ngrihet një komision që në bazë të performancës së gjithsecilit do të mundësojë ose jo rikthimin.
A2 CNN po ashtu mëson se vlerësimi mbetet në dorë të kryebashkiakes Emiriana Sako, për të gjithë drejtuesit, përveç policisë. Komisioni i vlerësimit për drejtuesit rajonal në Durrës përbehet nga drejtuesja e qarkut, Emiriana Sako, dhe dy deputetet Milva Ekonomi & Klodiana Spahiu.
Ndërkohë, shefi i qeverisë u ka kërkuar ish-kandidatëve dhe deputetëve që të dalin në terren, të flasin me qytetarët dhe të dëgjojnë ankesat e tyre. (A2 Televizion)