Gjin Gjoni, deputeti i Partisë Demokratike, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, shprehu bindjen e tij se Amerika do t’i shkojë deri në fund çështjes “McGonigal”.
“SHBA-ja do i shkojë deri në fund çështjes McGonigal. Zhvillimi i dosjes tregon që situata do të ketë komplikimet e veta. Edhe aspekti tjetër, futja në fuqi e ligjit RICO, për të gjithë mënyrën se si ka funksionuar Reforma në Drejtësi, por edhe elementit që Departamenti i Drejtësisë përmendi sot, që McGonigal për shkak të ndryshimit të drejtësisë dhe avantazheve që kishte në lidhje me drejtësinë e re, do fillonte të ushtronte aktivitetin e tij”, tha Gjoni.
“Korruptimi i një zyrtari të lartë të FBI-së nga zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar shtron pikëpyetje shumë të mëdha në lidhje me të gjithë Reformën në Drejtësi, strukturë që po demontohet tashmë nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit”, shtoi Gjin Gjoni.
Kur iu vu në dukje se Reforma në Drejtësi ishte investim i SHBA-së, Gjoni theksoi se edhe USAID-i doli që kishte bërë investime miliarda dollarë, të cilat sot qeveria amerikane i ka pezulluar.
(A2 Televizion)