Në derën e prokurorisë së posaçme Sali Berisha bëri të ditur edhe aksionin e parë të opozitës në Kuvend duke paralajmëruar ngritjen e një komisioni hetimor për krimet elektorale. Duke u ndalur te qëndrimet e para pak ditëve të kreut të SPAK, Altin Dumani, se paditë për krime elektoral nuk ishin të plota, Berisha u shpreh se verifikimi i këtyre deklaratave do të jetë objekt i këtij komisioni. Kjo nënkuptuar se hetimit parlamentar mund t’i nënshtrohet edhe Dumani.
Dilemat e aksionit opozitar në shtator filloi t’i shuante Sali Berisha. Paraqitja para Prokurorisë së Posaçme në kundër të masës shtrënguese u shfrytëzua nga krye demokrati për të deklaruar se në vjeshtë, nën hetim nga opozita pritet të jetë Altin Dumani.
Idetë e hetimit parlamentar Berisha i qartësoi më shumë në selinë e PD-së kur u shpreh drejtuesi i SPAK duhet të përgjigjet për krimet elektorale të pahetuara.
Akuzat e opozitës për procesin zgjedhor të 11 majit u mbështetën edhe në raportin paraprak të monitorimit të OSBE-ODIHR, gjetjet e të cilit ishin kundërshtuar zyrtarisht nga Qeveria Shqiptare. Sali Berisha publikoi një letër të ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, i cili kërkonte nga ndërkombëtarët të ruanin në raport të balancuar të monitorimit, kërkesë e cila u konsiderua turp nga ish-kryeministri.
Raporti përfundimtar i monitorimit të OSBE-ODIHR nuk është publikuar ende në pritje të certifikimit final të zgjedhjeve parlamentare nga KQZ. (A2 Televizion)