Ethet e qeverisë së re, Kalaja: Do ketë emra të opozitës në kabinetin “Rama 4”

Nga A2 CNN
6 Shtator 2025, 21:03 | Politikë

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja tha në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN se në kabinetin “Rama 4” mund të kemi zyrtarë të djathtë apo zëra nga opozita.

“Unë mendoj që edhe eksponentë të caktuar ndoshta të opozitës apo djathtas mund të kalojnë me qeverinë. Kjo ka ndodh nëpër bashkitë e Shqipërisë dhe nuk do jetë ndonjë lajm. Nuk flas dot me emra konkretë. Por pyetja ime e madhe është cili do jetë metri i Ramës për të vlerësuar njerëzit që do përfshije në kabinet. Më para kemi pasur njerëz politikë, ministra, që kishin një lloj autoriteti dhe bazë votash dhe vendimmarrja i buronte nga vota, zonat e vështira ku kishte fituar”, tha Kalaja në “Terminal” nga Aurora Sulçen, në A2 CNN.

Kalaja më tej tha se e pret me kuriozitet datën 11 shtator, kur në Asamblenë e PS do të njoftohen emrat e ministrave të rinj, pasi sipas tij ka bindjen se Rama do t’ua besojë postet disa kandidatëve që kanë gëzuar mbështetje të madhe nga vota preferenciale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos