Rezoluta e PPE, Berisha: Prokuroria të hetojë para 11 majit krimin zgjedhor

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 17:57 | Politikë

Rezoluta e PPE, Berisha: Prokuroria të hetojë para 11 majit krimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp bëri thirrje që “Prokuroria të hetojë para 11 majit krimet zgjedhore”.

Berisha theksoi se “dje në Valencia, kongresi i PPE, që grumbullon 82 parti të qendrës së djathtë të kontinentit evropian, të cilat udhëheqin Komisionin dhe Parlamentin Europian, udhëheqin Gjermaninë, Austrinë dhe janë kryeministra në 12 vende të tjera dhe qeveri në disa të tjera, miratoi rezolutën emergjente numër 4, vetëm një javë përpara zgjedhjeve në Shqipëri, kushtuar integritetit të procesit elektoral në Shqipëri”.

“Kjo rezolutë, e cila u miratua pa asnjë votë kundër në unanimitet të plotë, damkosi në mënyrë përfundimtare Edi Ramën si armik i votës së lirë në kontinentin evropian, e rreshton atë krahas Lukashenkos dhe ndonjë diktatori tjetër. PPE i bën thirrje për veprim BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të kërkojnë nga autoritetet shqiptare të ndalojnë çdo lloj keqpërdorimi të pushtetit shtetëror, blerjen e votës dhe manipulimin zgjedhor. Prokuroria duhet të hetojë para zgjedhjeve të gjitha akuzat që lidhen me krimet zgjedhore dhe të sjellë autorët para drejtësisë”, tha Berisha, shkruan A2.

“PPE gjithashtu i bën thirrje OSBE-ODIHR-it të dërgojnë vëzhgues afatgjatë në bashkitë me rrezik të lartë, të dokumentojnë abuzimet zgjedhore në raportet përfundimtare”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos