Çfarë (nuk) u pa në mbledhjen e grupit, deputetët e rinj i prezantohen Gardës, Rama humor me Peleshin e Llajën

Nga Fjorela Beleshi
15 Shtator 2025, 17:51 | Politikë

Këtë të hënë të rinjtë dhe të vjetrit socialistë shkuan në mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur nga Edi Rama. Drejtuesit e mazhorancës ishin të parët që mbërritën në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Vetë Kryeministri Rama u paraqit 30 minuta para mbledhjes dhe te tjereve.

Pasi u “zhveshën” nga postet e ministrore, socialistët u kujdesën që të paraqiteshin të buzëqeshur përpara objektivit të kamerës, për të mos lënë asnjë aludim për hatërmbetje ndaj vendimmarrjes së Aasamblesë.

Ministria ju copëzua, por lajmin e kishte marrë me sportivitet. Më i votuari u Tiranës, Ministri Blendi Gonxhe erdhi në Kuvend me automjetin që e drejtonte vetë.

Të tjerë deputetë ministra respektuan protokollin.

Disa deputetë që edhe për pak ditë shfrytëzojnë favoret e postit të ministrave në detyrë, si rastin e  Bora Muzhaqi.

Edhe pse jo deputete, dhe ende të padekretuar, Edi Rama kishte thirrur në mbledhjen e grupit edhe ministrat e rinj. Si i vetmi nga ish-deputetët që u shpërblyen, nuk mund të mungonte as Toni Gogu.

Në ditën e parë të punës për këtë javë, deputetët e rinj e kaluan mes emocioneve dhe përballjen e parë në rrugën e famës. Siç duket edhe në këtë pamje deputetit të ri Pirro Dhima të Gjirokastrës iu nevojit të prezantohej para punonjësve të gardës së Republikës që të lejohej të hynte në mbledhjen e grupit. Apo ky grup deputetësh të panjohur për sigurinë e institucionit.

Deputetët e Fierit pasi kaluan sfidën e parë te porta e hekurit, kishin pak vështirësi për të gjetur derën nga e cila duhej të futeshin.

Të tjerë kishin gjetur një formë më të sigurt, duke u shoqëruar me deputetët që i njohin mirë si derën dhe korridoret e Kuvendit.

Pa i ditur këto vështirësi, A2CNN mëson se në mbledhjen e grupit Edi Rama ka “këshilluar”të zgjedhurit e tij të rinj që të kenë kujdes me sjelljen dhe komunikimin, si në raport me gazetarët ashtu edhe në takimet zyrtare.

Shefi i mazhorancës nuk i kurseu fjalët e mira për më të vjetrin brenda radhës së socialistëve, Vasil Llajo. Edhe pse në mandatin e  parë si deputet, duket që Llajo e ka fituar simpatinë e kryeministrit për sa i përket komunikimit publik gjatë drejtimit të seancës ditën e premte.

Me humor në një farë mënyre, Rama nuk e fshehu që ta kishte ditur më parë aftësinë e drejtimit të Llajos, ky i fundit mund ta kishte rrëzuar kandidaturën e Niko Peleshit, apo korçarit siç mësohet t’i jetë drejtuar me humor ai, për Kryetar të ri të Kuvendit.

Por të premten kur e kishte ndjekur në seancë ishte vonë për të ndryshuar, pasi Rama e kishte dhënë fjalën në publik një ditë më parë gjatë Asamblesë së PS-së.

Deputetëve u është kërkuar që deputetët të heqin dorë nga “punësimet”. Një urdhër që është dhënë edhe më parë, por mesa duket vijon të mbetet problem. Porosia e fundit për të gjithë ishte angazhimi sa më shpejt me ngritjen e Komisionit të Etikës në çdo bashki.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos