Takimi i Niko Peleshit me kryetarët e grupeve parlamentare nuk prodhoi asnjë surprizë në kampin socialist. Vullneti i maxhorancës për të ndryshuar strukturën e Kuvendit të Shqipërisë fillojë të petëzohej kur emrat e 11 komisioneve parlamentare iu propozuan opozitës, pavarësisht kundërshtisë së tyre.
Ristrukturimi i Kuvendit në 11 komisione të përhershme, për opozitën ka një synim të vetëm, përjashtimin e saj nga procesi integrues të vendit në Bashkimin Europian.
Por për socialistët kjo nuk është e vërtetë, ku Taulant Balla, i rikthyer në rolin e krye parlamentarit, është i mendimit se opozita angazhohet edhe më shumë, pavarësisht se i kanë marrë drejtimin e komisionit të integrimin.
Qëndrimet e palëve janë të kundërta, dhe për të qartësuar idenë nëse opozita përjashtohet apo jo, duhet të hapim ligjin për rolin e kuvendit në procesin integrues.
Ligji është kuadri rregullator i funksionimit edhe të Këshillit Kombëtar të Integrimit. Emërimi i Kryetarit dhe Nënkryetarit të këtij organi vjen si pozicion ex oficio, kush është kryetar i komisionit të integrimit është kryetari i këshillit, ku është kryetar i komitetit të stabilizim asociimit Shqipëri – BE, është nënkryetar. Thënë më thjeshtë, opozita përjashtohet nga drejtimi i këtij organi dhe në krye shkojnë Igli Hasani dhe Taulant Balla i cili pritet të marrë drejtimin e komitetit.
Derisa ligji të rishihet, fakt është se opozita nuk do të ketë më rol drejtues në procesin integrues, ku opozita është e mendimit se struktura e re parlamentare, nuk cenon vetëm në këtë aspekt.
Miratimi i strukturës së komisioneve parlamentare do të bëhet në seancën e parlamentare të parashikuar ditën e martë, ku opozita ka shprehur qëndrimin kundër dhe nuk ka propozuar asnjë emër për drejtimin e tyre.
Maxhoranca nga ana e duket se e ka marrë seriozisht debatin parlamentar ku në krye të 7 komisioneve ka caktuar ata që tashmë konsiderohen senator, që nga Fatmir Xhafaj, Blendi Çuçi, Damian Gjiknuri e Blendi Klosi, deri te Anila Denaj, Ulsi Manja, Milva Ekonomi e Igli Hasani. (A2 Televizion)