Fondet për bujqësinë, PS rrëzon kërkesën e opozitës për mocion me debat

Nga A2 CNN
18 Korrik 2024, 11:17 | Politikë

Opozita kërkoi në Kuvend një mocion me debat për fondet e bujqësisë, por Partia Socialiste e rrëzoi këtë kërkesë me pretendimin që ende nuk është bërë i ditur dokumenti zyrtar për këtë çështje.

“Nuk po propozoj datë. Por, po them deri në daljen e një dokumenti zyrtar nuk mund ta zhvillojmë mocionin. Nuk ka dalë raporti, është konfindencial”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Ndërkohë, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, reagoi ashpër dhe lëshoi akuza për Nikollën se po shkelte rregulloren e Kuvendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos