Ish-kandidati i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Rei Shehu, është shprehur se gara në zgjedhjet e 11 majit ishte e pabarabartë.
Komentet Shehu i bëri në emisionin ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, ku tha se një detyrë e Parlamentit të Shqipërisë është depolitizimi i administratës shtetërore.
Ai tha gjithashtu se nuk mendonte se ndryshimi i rezultatit, ose deformimi i votës kishte ndodhur ditën e zgjedhjeve, dukë nënkuptuar se gjithçka u parapërgatit më herët nga partia në pushtet.
“Rezultati ishte i qartë. Unë nuk besoj se ndryshimi i rezultatit ka ndodhur ditën e zgjedhjeve. Unë besoj se njerëzit votuan preferencat e tyre. A u bë me presion apo me administratë siç e përmendët më parë, jo, unë njoh raste plotë që nuk është se kanë ndërhyrë. Kemi të gjithë të punësuar në administratë, nuk i ka cënuar njeri familjet tona.
Ne si shoqëri shqiptare kemi nxjerrë një fenomen, kushdo që merret me politikë e merr një punë në administratë. Nëse qytetarët do kishin guximin për të kundërshtuar këtë gjë, do e kishin kundërshtuar. Fakti që e kanë zgjedhur këtë metodologji, tregon se është efikase. Ne po flasim sikur të jemi një shoqëri demokratike perëndimore.
Ne jemi totalisht prangmatist. Njerëzit shikojnë vendin e tyre, shikojnë rehatinë personale. Parlamenti të bëjë depolitizimin e administratës shtetërore. Unë e shikoj që kjo nuk ka për të ndodhur. Gara është e pabarabartë”, tha mes të tjerash Shehu. (A2 Televizion)