Ndryshime në Qeveri

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 17:27 | Politikë

Ndryshime në Qeveri

Ditën e sotme, në mbledhjen e Qeverisë u propozuan disa ndryshime në përbërjen e institucioneve, përfshi edhe Qeverinë.

Më poshtë janë të gjitha propozimet për ndryshime në përbërjen e këtyre institucioneve:

- Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.

- Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

- Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

- Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

- Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.

- Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

- Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

- Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

- Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

- Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos