Kryeministri Rama do mbledhë deputetët e Tiranës në selinë e PS

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 17:03 | Politikë

Kryeministri Rama do mbledhë deputetët e Tiranës në

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë shtabin e Tiranës, deputetët dhe ish-deputetët, në selinë e Partisë Socialiste, në orën 19:00.

Lajmin e kanë konfirmuar burime për A2 CNN, por nuk bëhet ende e ditur se përse është thirrur kjo mbledhje.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë, si dhe rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak.

Ndërkohë ende nuk dihet fati i zgjedhjeve në Tiranë, teksa kandidati i mbështetur nga opozita, Florian Binaj, deklaroi se do të garojë kurdo që të mbahen zgjedhjet në këtë bashki. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos