Tahir Muhedini, President i Shoqatës “Çamëria”, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se pret radhën që të marrë zgjidhje çështja çame.
“Marrëdhëniet ndërshtetërore Shqipëri-Kosovë duhet të jenë më të mirat se çdo herë tjetër. Se jemi i vetmi shtet në botë që rrethohemi nga shqiptarët. S'ka shtet në botë që të rrethohet po nga vetja e vet. Mali i Zi, shqiptarët; Kosova, shqiptarët; Maqedonia, shqiptarët; Kështu që, duhet gjetur ajo mënyra e komunikimit. Se po kaluam te uni, nuk zgjidhet asnjëherë kjo punë. Po duhet toleranca. Në Shqipëri kemi tolerancën ndërfetare më të mirë në botë. Ajo të jetë në politikë. E di çfarë domethënë apo jo? Nuk ta merr mendja dhe unë që them që kam 80 vjet që pres drejtësi që kam gjenocidin në kurriz, do marr zgjidhje. Unë tani pres radhën. Të mbarojmë punë me Kosovën them unë dhe të na vijë radha neve”, tha Muhedini.
“Se nuk kemi kohë. Kemi mbi 30 vjet në demokraci. E lamë atë diktaturën. Kështu që, politika jonë për çështjet kombëtare mendoj që nuk është aty ku duhet të jetë”, shtoi Presidenti i Shoqatës “Çamëria”.
(A2 Televizion)