Gratë deputete të PS dënojnë dhunën ndaj kolegeve: Protesta nuk justifikon dhunën

Nga A2 CNN
9 Shtator 2026, 16:34 | Politikë

Gratë deputete të PS dënojnë dhunën ndaj kolegeve:

Gratë deputete të Partisë Socialiste kanë reaguar pas rasteve të fundit të fyerjeve, kërcënimeve dhe dhunës ndaj deputetëve gjatë protestave.

Në një deklaratë të përbashkët, ato dënojnë sulmet ndaj deputeteve Iris Luarasi dhe Ilva Gjuzi dhe thonë se këto raste nuk janë të izoluara, por pjesë e një situate që është përsëritur gjatë kohëve të fundit.

Sipas deputeteve socialiste, protesta dhe kritika janë pjesë e demokracisë, por askush nuk ka të drejtë të fyejë, kërcënojë, ndjekë apo godasë një person.

“Protesta nuk është licencë për të fyer, kërcënuar, ndjekur apo goditur.

Telefoni i ngritur për të filmuar nuk e shndërron agresionin në aktivizëm. Turma nuk e bën dhunën të ligjshme”, thuhet në deklaratë.

Deputetet kërkojnë që dhuna të dënohet njësoj, pavarësisht nëse viktima apo personi që kryen agresionin është i majtë apo i djathtë.

“Dhuna është dhunë dhe duhet trajtuar njësoj nga institucionet”, theksojnë ato. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos