Sali Berisha në Texas, takim me shqiptarët e Amerikës

Nga A2 CNN
9 Shtator 2026, 16:04 | Politikë

Sali Berisha në Texas, takim me shqiptarët e Amerikës

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka vijuar vizitën e tij në SHBA me një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Texas.

Në fokus të takimit ishte bashkëbisedimi me shqiptaro-amerikanët që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet, ndërsa Berisha ka vlerësuar pjesëmarrjen dhe mikpritjen e komunitetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri i opozitës shprehu mirënjohjen për takimin, duke e cilësuar atë si një moment të veçantë me komunitetin shqiptar në Texas.

Falënderim të përzemërt për këtë takim të shkëlqyer me komunitetin shqiptaro-amerikan në Texas!”, shkruan Berisha.

Takimi me diasporën shqiptare vjen në kuadër të vizitës së Berishës në SHBA, ku ai po zhvillon një sërë takimesh me komunitetin shqiptar dhe përfaqësues të politikës amerikane. Vizita e tij përkon me pjesëmarrjen në aktivitetet e lidhura me zgjedhjet midterm të Partisë Republikane në SHBA.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos