All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Hapësirat publike, Rama: Ndëshkime të ashpra, që mos të nisë loja nga e para

Nga A2 CNN
1 Gusht 2025, 12:36 | Politikë
All - Paragraf - 1

Hapësirat publike, Rama: Ndëshkime të ashpra, që mos të

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, foli sërish për hapësirat publike, duke premtuar se nuk do të ketë selektivitet dhe se hap pas hapi, bizneset do të heqin edhe platformat, përveç rrethimeve.

All - Paragraf - 3

“Ne po bëjmë rregulloren kombëtare, që do të vendosë qartë kufijtë. Kemi studiuar rregulloret e shumë qyteteve, si Barcelona dhe Kopenhagen, se sa duhet të jetë absolutisht bosh. Do i bëjmë të qarta formulat dhe detyrimet/ndëshkimet. Sa i përket ndëshkimeve, nuk është ideja që “hajde të ndëshkojmë”. Të gjitha platformat dhe dërrasat që janë lënë, do të hiqen të tëra. Do të hiqen hap pas hapi. Ndëshkimet do të jenë të ashpra që të mos i shkojë mendja njeriu të rinisë lojën nga e para, kur forcat e rendit kthejnë kurrizin", tha Rama, shkruan A2.

"Është gjë e mirë që të gjithë ju të merrni pjesë në proces, duke çuar denoncime. Do hapet edhe një adresë e posaçme, portali "Hapësira ime". Duhet të ndahet mendja që nuk mund të shkosh përtej kufirit ku nis jeta e komunitetit. Kemi vendosur plazhet publike, jemi shumë më mirë se vjet, por nuk jemi aty ku duhet. Mbrapa pastrimit vjen rilindja urbane 2.0. Jemi duke ngritur grupe që këto hapësira t'i kthejmë në hapësira të bukura për komunitetin. Pastrojmë tek "21 Dhjetori", tek "Komuna e Parisit", por nuk mundet që gjërat të mbeten ashtu. Duhet të ndërhyjmë me projekte urbanistike për të krijuar hapësira të bukura publike. Ata që kanë prona që i përdorin si parkim janë të ftuar të vijnë të marrin leje dhe të ndërtojnë parkime të ligjshme, me 2 apo 3 kate që mund të jenë godina shumë të bukura që mund të shfrytëzohen. S’ka për tu lejuar asgjë selektive, tentativat do bëhen, dikush do mbyllë sytë, por nuk do lejohet asgjë selektive, duke bashkëpunuar komuniteti me autoritetet", shtoi Rama. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos