Pas përfundimit të procesit të votimit, i cili u mbyll plotësisht në orën 19:00, Himara po bëhet gati për të mësuar se cili do të jetë kryebashkiaku që do tí drejtojë në tre vitet në vijim.
Procesi i numërimit të votave të 8678 himarjotëve që shprehën sot vullnetin e tyre në kuti, pritet të nisë nga çasti në çast, teksa në KZAZ nr.88 ka nisur dorëzimi dhe grumbullimi i kutive nga 36 QV e kësaj bashkie.
Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi raporton se deri në orën 21:00 në pallatin e sportit, ku ndodhet KZAZ-ja, është dorëzuar pjesa më e madhe e kutive nën mbikëqyrjen e efektivëve të policisë së shtetit.
Sakaq, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në këtë proces është përllogaritur në 37.61%, pak më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit 2023, ku votuan 7821 persona, ose 34.27%. (A2 Televizion)