Homazhe për Fatos Nanon, e diela ditë zie kombëtare për ish-kryeministrin

Nga Fjorela Beleshi
1 Nëntor 2025, 14:36 | Politikë

Qeveria shqiptare ka shpallur 2 nëntorin ditë zie, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Në respekt të kontributit të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, në nderim të Fatos Nanos do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin në Pallatin e Kongreseve.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë. Ndërsa në orën 12:00 të ditës së dielë do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Ceremonia do të jetë e hapur edhe për publikun nga ora 08:30 – 11:00 ndërsa personalitetet do të nderojnë ish kryeministrin Nanon nga ora 11:15-11:45. Në mesditë do t’i jepet lamtumira e fundit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare pas komplikacioneve të rënda shëndetësore.

Pas vetëm një “Lamtumire” ditën e shtunë, një ditë më pas Kryeministri Edi Ramë kujtoi Fatos Nnaon me anë një kolazhi të disa momenteve të rëndësishme gjatë jetës politike në vend.

Përmes momenteve kyçe të historikut disavjeçar me uljet e ngritjet politike të Fatos Nanos, kryeministri Rama përcolli mesazhin e ngushëllimit për familjen politike.

Nanon e kanë kujtuar edhe ish-kryeministrat e Greqisë dhe Rumanisë, duke e kujtuar si një udhëheqës të tranzicionit, një mik dhe një urë për Ballkanin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos