Hoxha takon të dërguarin e posaçëm të SHBA: Fokus te rritja e investimeve amerikane në Shqipëri

Nga A2 CNN
7 Shtator 2026, 16:02 | Politikë

Hoxha takon të dërguarin e posaçëm të SHBA: Fokus te

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Paolo Zampollin, të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha tha se gjatë takimit u rikonfirmua lidhja e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe vendosmëria e përbashkët për të thelluar dhe zgjeruar më tej partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Ishte kënaqësi të takoja Paolo Zampollin, të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale. Rikonfirmuam lidhjen e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe vendosmërinë tonë të përbashkët për të thelluar dhe zgjeruar më tej partneritetin tonë strategjik.”

Hoxha theksoi se miqësia forcohet kur krijon partneritete dhe mundësi të reja, të cilat përkthehen në lidhje më të ngushta, më shumë prosperitet dhe përfitime më konkrete për të dyja vendet dhe qytetarët e tyre.

Sipas ministrit, Shqipëria dhe SHBA-të janë të angazhuara për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë tregtinë, angazhimin ekonomik dhe rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri.

“Për ne, lidhja transatlantike mbetet gurthemeli i sigurisë sonë dhe një pikëmbështetje jetike për qëndrueshmërinë demokratike. Duke thelluar bashkëpunimin dhe duke nxitur partneritete të reja, ne jo vetëm forcojmë aftësinë tonë të përbashkët për të përballuar sfidat e përbashkëta, por investojmë edhe në një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë për të dyja kombet tona”, u shpreh Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos