"Ike para kohe", Petro Koçi mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2025, 15:04 | Politikë

"Ike para kohe", Petro Koçi mesazh prekës për ndarjen

Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të së majtës shqiptare, Fatos Nano.

Në një postim në Facebook, Koçi e kujton Nanon si një figurë që u dallua për qytetarinë politike dhe tolerancën ndaj kundërshtarëve, ndërsa thekson se shumë e sulmuan në heshtje dhe pak e kritikuan hapur e me ndershmëri.

“I dashur Fatos, Shumë të luftuan tinëzisht pa të të kritikuar kurrë burrërisht, si armiq a ziliqarë të fshehur. Shumë të mburrnin e të u ngjitën nga mbrapa për të përfituar karrige. Hipokritët kanë qenë dhe mbeten pjesë e jetës sonë. Qytetaria jote politike bëri diferencën përballë një kulture të egër, barbare dhe primitive që burgosi ty dhe liritë tona. Toleranca jote ndaj kundërshtarëve ishte legjendare duke bërë diferencën. Ike nga politika para kohe duke bërë diferencën. Ike nga jeta parakohe. Me këtë bëre diferencën e gabuar, Fatos!”, shkruan ai.

Sa i përket përplasjeve të tyre brenda PS, Koçi shprehet se Nanon e ka kritikuar në sy dhe jo fshehtas si shumë të tjerë. “Nëse të kritikova më shumë se të tjerët, e bëra këtë pastertisht, haptaz dhe pa të të luftuar kurrë. Nuk braktisa asnjë nga shumë betejat parimore që nisëm së bashku”, shkruan më tej Koçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos