“McGonigal” dhe “11 maji” në Kushtetuese, Bardhi: Refuzimi i Ramës për komisionet hetimore, antikushtetues

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2025, 14:40 | Politikë

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi me anë të një reagimi në rrjete sociale e ka cilësuar antikushtetuese refuzimin e mazhorancës për ngritjen e dy komisioneve hetimore për McGonigal dhe Zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij refuzimi nga Edi Rama i të drejtës së opozitës asgjëson një nga funksionet kryesore të Kuvendit – atë të kontrollit parlamentar.  Përmes këtij akti, sipas Bardhit, Edi Rama nuk asgjëson vetëm të drejtat kushtetuese të opozitës, por vetë parlamentarizmin.

Por kundërshtimi i PS nuk do ta ndalojë PD, e cila sipas burimeve për A2CNN do t’i dërgojë dy komisionet hetimore në Gjykatën Kushtetuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos