Integrimi, Rama: Brenda vjeshtës do t’i hapim të gjithë kapitujt me BE-në, rekord historik

Nga A2 CNN
11 Korrik 2025, 14:56 | Politikë

Kryeministri Edi Rama tha se brenda muajit nëntor të këtij viti, Shqipëria do të ketë hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian, shkruan A2 CNN.

“Objektivi është tejet ambicioz. Ne i kemi bërë gjërat e duhura dhe komisioni është përgjigjur me ritmin e duhur, për të arritur deri në fund të vitit 2027 për të mbyllur procesin. Të gjitha gjasat janë që në vjeshtë do t’i hapim të tërë kapitujt, që është rekord në historinë e procesit të integrimit. Por një gjë është t’i hapësh, një gjë tjetër t’i mbyllësh, pasi duhet të kesh përmbushur detyrimet”, tha Rama në një takim me kryetarët e bashkive.

“Anëtarësimi në BE është një çështje që lidhet me plotësimin e kritereve dhe kushteve të të qenit i gatshëm për t’u bërë pjesë e asaj skuadre. Kemi kaluar nga faza kur dëshironim të afroheshim me BE në fazën që e kemi derën hapur dhe duhet të provojmë që jemi veshur mirë, jemi stërvitur mirë, jemi edukuar mirë, për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë”, shtoi kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos