Ish-deputetja e LSI emërohet zv/ministre e Brendshme

Nga Fjorela Beleshi
25 Shtator 2025, 14:32 | Politikë

Ish-deputetja e LSI emërohet zv/ministre e Brendshme

Silva Caka do të jetë zëvendësministrja e re e Brendshme. Caka gjatë karrierës së saj politike ka shërbyer si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2013-2019, pasi fitoi mandatin në qarkun e Beratit nën siglën e LSI-së.

Burime nga radhët e mazhorancës bëjnë me dije për A2 CNN se ndër emërimet e reja do të jetë edhe Edona Bilali si zv/ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Bilali ka shërbyer si Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në kabinetin “Rama III”, nga 10 shtatori i 2021 deri në shtator të vitit 2023. Ajo mbeti jashtë parlamentit, pasi nuk ia doli të zgjidhej deputete në garën e 11 majit, ku ishte pjesë e listës së hapur të Partisë Socialiste, në qarkun e Shkodrës.

Po ashtu A2 CNN mëson se Eugenta Tomini do të rikthehet si zv/ministre e Shëndetësisë, detyrë të cillën e ka mbajtur edhe në vitin 2021. Tomini më parë ka drejtuar edhe Institutin e Shëndetit Publik.

Vendimet për emërimet e reja janë marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ku po ashtu u miratua shkarkimi i Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos