Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
10 ditë më parë, A2 CNN mëson se Nano pësoi arrest kardiak në shtëpi dhe me ndërhyrjen e mjekëve mundi të kthehej në jetë.
Aktualisht, është në reanimacion me dëmtime në tru.
73-vjeçari Fatos Nano, i cili u shkëput nga politika në vitin 2005, ka qenë kryeministër i vendit (1991, 1997-1998 dhe 2002-2005), shkruan A2.
Ai është themeluesi i Partisë Socialiste dhe kreu i parë i saj. (A2 Televizion)