Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Lungomare në Vlorë, pasi bizneset kanë hequr tavolinat që zinin hapësirën publike.
Disa ditë më parë, kreu i qeverisë i bëri thirrje të gjithë bizneseve që të lirojnë trotuaret, në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, shkruan A2.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
VLORA sot pasdite
Ja se si doli në dritë Lungomarja, thjesht duke hequr barrikadat absurde dhe frymën e shëmtimit kioskëzues, ndërkohë që të gjithë kanë hapësirën e tyre, edhe qytetarët, vizitorët, turistët, edhe njësitë e shërbimit, të çliruara nga “rraqet” e tepërta dhe të tërhequra qytetarisht në zonën e tyre. (A2 Televizion)