Rikthimi në selinë blu i Ervin Salianjit pas 10 muajsh burgimi në Fier dhe qëndrimi në burg i kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliajt u diskutuan në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN.
Për Jorida Tabakun, dënimi i Ervin Salianjit ishte i padrejtë, përkundër sipas saj për kryebashkiakun Veliaj. Në A2 CNN ajo tha se ky i fundit është modeli më i shëmtuar politik.
“Nuk ka asnjë bazë krahasimi lirimi i Salianjit dhe qëndrimi në burg i Veliajt, Salianji vuajti një dënim të padrejtë. Askush nuk e di si e ka përjetuar, ai për më tepër kur ai ishte i padrejtë. Ai doli nga selia e PD me një denoncim dhe shkoi në burg. Ndërsa Veliaj është modeli më i shëmtuar politik që ka ofruar mazhoranca me kapje pushteti, me korrupsion, me arrogancë, me çdo lloj gjëje të përfshirë në qeverisjen e Tiranës dhe unë mendoj që e meritonte të qëndronte atje. Nga pikëpamja personale nuk ia urojmë askujt, por është një vendim që me të drejtë duhet të jetë atje për shumë çështje dhe sidomos ajo e inceneratorëve”.
Sipas Tabakut, Salianji mbajti një ksoot poltike që nuk e ka mbajtur askush në Shqipëri.
“Fakti është që ishte 10 muaj në burg në një periudhë zgjedhore, kur beteja politike ishte më e ashpër dhe PD kishte nevojë për më shumë figura politike në terren. Salianji ka pasur një nga plozionet më të larta ka qenë zv.kryetar i grupit PD për një proces gjyqësor që të gjithë e dinin si do shkonte dhe mbajti një kosto politike që nuk e ka mbajtur askush në Shqipëri”. (A2 Televizion)